Sipas portalit 9to5mac, Apple do të sjellë në Apple Store kasat mbrojtëse që integrojnë dhe bateri për versionet e reja të iPhone. Bateria do të jetë brënda kasës dhe do të ketë mundësinë që të karikohet ashtu siç bëni me iPhone. Kjo do të garantojë autonomi pothuajse 2  herë më tepër e cila do të thotë se do të jeni më të sigurtë që të merrni shërbime e iPhone edhe kur nuk keni bateri me vete.

Kujtojmë gjithashtu që kasat me bateri të integruara janë prezantuar për herë të parë nga Apple, për iPhone 6s dhe 6s Plus duke vazhduar më pas me iPhone 7. Kostoja pritet të jetë rreth 99$ dhe sigurisht garantohet kualiteti i baterisë nga Apple, që do të thotë se nuk ka rrezik që iPhone të dëmtohet ashtu siç ndodh me bateri jo të çertifikuara nga Apple. Në ditë në vazhdim do t'ju sjellim detaje të tjera në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment