iPad mini është linja e vetme iPad që nuk është përditësuar. Versioni aktual i përket gjeneratës së katërt dhe është prezantuar në shtator të vitit 2015. Që atëherë nuk ka patuar asnjë lloj rinovimi, si nga ana e pamjes së jashtme por edhe në aspektin hardware.

Gjatë këtyre tre viteve kemi menduar se interesi i Apple për këtë model ka rënë, por sipas një raporti të China Business Times, gjatë vitit të ardhshëm do të vijë gjenerata e pestë sëbashku me një iPad të ri me çmim më ekonomik.

Për modelin e ri iPad mini flitet se prodhimi do të nisë tani, në fund të muajit dhjetor. Nuk ka informacione për sa i përket dizajnit që mund të përditësohet me linja të ngjashme me ato të iPad Pro. E njëjta gjë vlen edhe për iPad 2019 që duhet të ketë një ekran 10 inç dhe korrniza më të holla. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment