Pas vetëm tre muajsh nga kalimi i Shazam në pronësinë e Apple, kompania amerikan ka vendosur të largojë çdo lloj publiciteti nga aplikacioni iOS që ofron shërbimin e njohjes së këngëve. Përpara se Apple të bënte këtë zgjedhje, aplikacioni Shazam për iPhone prezantonte disa njoftime publicitare.

Me përditësimin e fundit, Shazam nuk do të ketë më publicitete. Funksionet dhe pamja grafike do të jetë po e njëjtë me versionin e mëparshëm. Kjo është një veçori shumë e rëndësishme që Apple e kishte premtuar në fazën e blerjes së Shazam. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment