Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Black Shark Helicopter, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Black Shark është një lojë ku do të luani në rolin e një piloti që drejton një elikopterr në beteja të ndryshme. Gjatë misioneve do të keni mundësi të përmirësoni armët dhe shumë parametra të tjera. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


- PK Fitness, nga 7.79€, falas. /iPhone, iPad
Pk Fitness është një program profesional i cili sjell në iOS instruktorin personal virtual i cili do t'ju ndihmojë në aktivitetet tuaja fizike duke ruajtur çdo detaj dhe mbi të gjitha do të jetë një guidë e vërtetë nëse frekuentoni palestrën.


- My Little Princess: Wizard, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
My Little Princess është një program edukativ për fëmijë ku ato do të luajnë në rolin e një princeshe e cila do të zbulojë në mënyrë interaktive të gjithë botën e saj të mbushur me enigma dhe aventura. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment