Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Time Manager: Daily Time Tracker, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Time Manager është një program i dobishëm i cili ju lejon të ruani çdo aktivitet që bëni gjatë ditës, në mënyrë të shpejtë dhe intuitive. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Sleep Better: Relaxing Waves, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Sleep Better është një program i cili sjell sfonde muzikore të cilat mund ti dëgjoni përpara se të flini. Ato janë rregjistrime të tingujve të eventeve natyrore të cilat ju ndihmojnë të bëni gjumë të qetë dhe relaksues. Sot atë mund ta shkarkoni falas.


- Striding Bird:An inspiration tale for kids, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Striding Bird është një program interaktiv për fëmijë i cili tregon historinë e një zogu të kuq në gjuhën angleze. Duke dëgjuar historinë, ato do të kënaqen edhe duke marrë pjesë në të gjithë historinë. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment