Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Vocabolary: Learn new words, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Vocabolary është një program i cili sjell në iOS një fjalor të gjuhës Angleze ku ju mund të mësoni fjalë të reja të cilat do t'ju ndihmojnë ta perfeksiononi atë dhe është i thjeshtë në përdorim.


Hitman Sniper, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hitman Sniper është një lojë ku ju do të luani në rrolin e një sniper-isti. Do të shkruani kontrata me shtet të ndryshme të cilët duan të eleminojnë armiqtë. Detyra juaj do të jetë të eleminoni objektivn vetëm me një goditje dhe me sa më pak zhurmë.  Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- PhotoViva: Paintings from your photos, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
PhotoViva është një progra për të apasionuarit e fotografisë, i cili ju jep mundësinë që të transformoni fotot tuaja në piktura. Programi ju vë në dispozicion disa efekte grafike të cilat me pak fantazi do ti transformojnë ato.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment