Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hoopa City 2, nga 3.79€. falas. /iPhone, iPad
Hoopa City 2 është një lojë ku duhet të ndërtoni qytetin tuaj duke filluar nga 5 materiale bazë. Për të ndërtuar qytetin duhet të përdorni të gjithë fantazinë tuaj dhe gjatë lojës do të keni mundësinë të zhbllokoni rreth 60 ndërtesa super lluksoze që mund ti perdorni. Loja është në ofertë vetëm për një periudhë të limituar.



Tadaa SLR, nga 2.69€, falas. /iPhone
Tadaa është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar mbas fotografisë. Programi pasi instalohet do të na japë mundësinë të fokusojmë objektivin që duam të fotografojmë në mënyrë mjaft profesionale. Ja vlen ta keni këtë program.


- InTune: Improve and test your intonation, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
InTune është një program i cili ju prezanton në çdo nive 2 shkallë muzikore dhe ju duhe të zgjidhni përcaktoni se cila nga ato është më e madhe derisa të bëni 3 gabime. Më pas do t'ju shfaqet niveli i intomit i matur në bazë të përgjigjeve që dhatë më parë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment