Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Evergrow, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Evergrow është një lojë e veçantë në llojin e saj ku detyra juaj do të jetë të ndihmoni një bllok fillestar të rritet sa më shumë por kini kujdes sepse nuk do të jetë e lehtë. Duhet të përqëndroheni që të zgjidhni blloqet e duhura.


Universal Zoom: All About Size And Distances, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Unversal Zoom është një program mjaft interesant dhe edukues nga ku ju mund të merrin informacione në lidhje me distancat apo dimensionet e objekteve reale në botë. Ju mund të krahasoni dimensionet për ti perceptuar realisht ato. Ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


- Doweek, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Doweek është një program i dobishëm i cili ju lejon të organizoni gjërat që keni për të bërë gjatë javës. Ai do t'ju kujtojë në momentin e duhur dhe për çdo event mund të ruani informacione të ndryshme.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment