Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Live Tides, nga 1.79€, falas /iPhone, iPad
Live Tides është një program i dobishëm i cili ju jep informacione për lartësinë e valëve në det dhe ju mund të kërkoni informacione nëpërmjet sensorit GPS ose të bëni kërkime sipas shteteve. Programi është falas vetëm për një kohë të limituar.


- My Luv Of Couples, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
My Luv Of Couples është një program i thjeshtë i cili do të ruaj për ju dhe të dashurin/dashurën castet më të bukura duke shoqëruar çdo event me imazhe. Pra aty mund të ruani të gjitha momentet më të bukura të lidhjes në çift dhe më pas ti shikoni si një album.


- Essence!, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Essence është një program i cili ju ndihmon të relaksoheni. Ai do t'ju kërkojë të merrni frymë dhe ta nxirrni duke shoqëruar lëvizje me tinguj muzikorë. Në App Store është një nga programet më të vlerësuara në llojin e tij.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment