Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Nightgate, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Nightgate është një lojë e cila ambjentohet në vitet 2398 ku e vetmja formë jete është një rrjet inteligjent kompjuterësh të cilët kontrollojnë universin. Në lojë ju duhet të përshkruani çdo yjesi për të kryer çdo mision nga 50 të tillë. Ja vlen ta merrni!


Visual Math 4D, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Visual Math 4D është një program profesional i cili ju jep mundësinë të keni në iDevice një program i cili do të llogarisë grafikë matematikorë të funksioneve komplekse. Pra ai i dedikohet studentëve të shkecave ekzakte dhe jo vetëm.


Sea of Squares, nga 1.09€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Squares është një lojë me temë kuic ku ju duhet të përfundoni nivelin aktual duke bashkuar kubet me të njëjtën ngjyrë derisa figura të formohet. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë sa duket. 


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment