Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- My First University: ABC Kids, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
My First University është një lojë edukative për fëmijë ku ato do të mësojnë shkronjat, numrat, ngjyrat apo notat muzikore nëpërmjet mësuesit interaktivi. Çdo leksion shoqërohet me muzikë dhe skena plot ngjyra të cilat janë të mirëpritura nga fëmijët.


EXIF Viewer, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
EXIF Viewer është një program i cili ju jep mundësinë të shikoni të gjitha informacionet e fshehura nga një foto, si përshëmbull vëndi, ora dhe data ku ajo është bërë. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment