Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Return To Grisly Manor, nga 2.79€. falas. /iPhone, iPad
Return To Grisly Manor është një lojë me temë kuic dhe aventurë ku duhet të ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë shtëpinë e gjyshit, duke zbuluar çdo sekret pasi të kaloni rreziqet që ju shfaqen gjatë rrugës. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Secret of Grisly Manor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Secret of Grisly Manor është një tjetër seri e Grisly Manor, ku ju do të luani në rolin e një inxhinieri dhe duhet të zbuloni të gjitha eksperimentet e bëra nga gjyshi. Kini kujdes sepse duhet të tregoheni të shkathët dhe të zgjuar për të arritur tek qëllimi.


- The Lost City, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
The Lost City është një tjetër lojë ku duhet të zbuloni sekretet e një qyteti që nuk ekziston as në hartë por ju ndodheni aty pa e kuptuar se si. Gjatë lojë duhet të përballeni me aventura dhe mistere që duhet ti zgjidhni për të dalë nga aty. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment