Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Tayasui Color, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Tayasui Color është një program i cili sjell mundësinë për të mbushur me ngjyra imazhet në bardh e zi. Nëse jeni të apasionuar pas vizatimit atëherër ky program do t'ju sjellë atë çfarë kërkoni për tu kënaqur në çdo moment të ditës.


- Tayasui Blocks, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Tayasui Blocks është një tjetër program interaktiv i cili ju jep mundësinë të ndërtoni figura në 3D duke përdorur bloqet me shumë ngjyra. Më pas mund ti ruani ato dhe ti publikoni online ose thjeshtë ti shkatërroni. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment