Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dr. Panda Racers, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Dr. Panda Racers është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve ku ato do të vizatojnë vetë pistën e garave dhe më pas do të ndihmojnë personazhin  e lojës të fitojë të gjitha garat. Sot mund ta shkarkoni falas atë.

6th Grade Math, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
6th Grade Math është një lojë me temë kuic e cila teston njohuritë matematikore të fëmijëve që ndjekin shkollën fillore. Përgjigjia mund të jetë ajo midis disa alternativave dhe vlera e saktë do të zgjidhet vetëm duke bërë llogaritjet e duhura. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment