Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cubes: Brain Teaser, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cubes është një lojë me temë kuic ku qëllimi juaj do të jetë të ndërtoni figurat e kërkuar nëpërmejt kubeve dhe brënda një kohe të caktuar. Duket e lehtë por me kalimin e niveleve gjithçka vështirësohet. Sot mund ta merrni falas.


- Moku Hanga, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Moku Hanga është një program i cili ju jep mundësinë të modifikoni fotot duke aplikuar efekte grafike të cilat animojnë çdo objekt në foto. Nëse jeni të apasionuar pas fotografisë, atëher ja vlen ta merrni këtë program.


LeechTunes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
LeechTunes është një program i cili sjell në iOS një mënyrë alternative për të dëgjuar muzikën që merrni në iDevice nëpërmjet iTunes. Ambjenti grafik mbi të cilën programi është ndërtuar do ta bëj më tërheqës dëgjimin e muzikës. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment