Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- My Life Journal App, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
My Life Journal App është një program i dobishëm dhe ju jep mundësinë të ruani çdo event të jetës, në formën e artikujve të cilat shoqërohen me text, sfond muzikor, imazhe, video etj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Thundergut's Revenge, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Thundergut's Revenge është një lojë me aksion dhe aventurë ku do të luani në rolin e një harkëtari i cili duhe të shpëtojë mjeshtrin e tij të marrë peng. Do të luani në 30 misione të ndryshme ku do të kërkohet aftësi për të goditur në shenjë armiqtë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Zero+, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zero+ është një lojë me temë kuic ku duhet të rëndisni numrat që shfaqen në kutitë e ngjyrosura, në mënyrë të tillë që shuma e tyre të jetë 0. Duke e thjeshtë por do të kërkojë përqëndrim sepse koha mbaron shumë shpejt. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


English Listening Master, nga 3,79€, falas. /iPhone, iPad
English Listening është një program i dobishëm i cili ju ndihmon të përmirësoni të folurën e gjuhës angleze në mënyrë interaktive. Përveçse ai ju shkathtëson në dëgjim, do t'ju duhet të zgjidhni dhe kuicet e ndryshme për të vazhduar më tej leksionet. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment