Spotify ka lëshuar një përditësim të aplikacionit të saj në App Store dhe kësaj radhe përveç përmirësimeve të aplikacionit iOS ka sjellur edhe një version për Apple Watch. Aplikacioni për orën e mençur prezantohet me dy faqe. Në të majtë kemi një seksion të dedikuar kronologjisë së muzikës që kemi dëgjuar së fundmi, ndërsa ntë të djathtë kemi faqen kryesore për menaxhimin e muzikës.


Mungojnë akoma shumë funksione, si për shembull mundësia për të shpëtuar këngët offline ose për të kërkuar këngë të reja ose për të zgjedhur një playlist. E vetmja mënyrë për të zgjedhur një këngë është duke u nisru nga kronologjia. Spotify ka premtuar se integrimi do të jetë gradual dhe se për çdo përditësim do të gjejmë funksione të reja. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment