Baker Bellfield, një nga furnizuesit më të rëndëishëm në Britaninë e madhe për sa i përket veshjeve të brendshme të trenave dhe Aircharge, kompani e specializuar në rikarikimin wireless, kanë njoftuar lançimin e sistemit të parë të rikarikimit wireless për smartphone në hekurudhat britanike.

Duke filluar nga ky muaj do të keni mundësi të shfrytëzoni këtë shërbim në trenat elektrik (EMU) Siemens Desiro 444 që janë ristrukturuar dhe modifikuar nga kompania  South Western Railway (SWR), në linjën London Waterloo – Southampton – Bournmouth – Weymouth.

Rikarikimi Aircharge – Baker Bellfield është integruar në tavolinat e vagonave të klasit të parë si shërbim falas që i ofrohet pasagjerëve. Mjafton të vendosim pajisjen sipër bazës wireless për të karikuar telefonin. Shfrytëzohet standardi Qi që është kompatibël me 130 pajisje, përfshirë iPhone dhe Samsung Galaxy. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment