Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje që që brenda gjashtë muajve të heqin tarifën e romingut në kuadër të telekomunikimit si dhe të heqin tarifat doganore. Këto ishin vetëm disa nga vendimet që u konfirmuan me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve dhe protokolleve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur sot në Pejë.

Aty, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama thanë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është më se i domosdoshëm. Kryeministri Haradinaj tha se qytetarët në Kosovë e Shqipëri presin edhe më shumë nga të dy qeveritë, por nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve ai tha se e sheh si fillim të konkretizimit të prioriteteve të kahershme nga të dyja palët.  /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment