Microsoft deklaroi se është duke punuar me Apple për të adresuar një problem të iCloud në Windows i cili nxjerr jashtë funksioni sinkronizimin e fotove në versionin e fundit të Windows 10. Ky është problem serioz sidomos për dikë që ka nevojë të aksesojë në moment fotot nga kompjuteri i tij.

Se kur do të zgjidhet problemi mbetet për tu mësuar por dy kompanitë janë duke marrë masat e duhura. Përdoruesit e iCloud për Windows nuk do të mund të marrin përditësimin e fundit të Windows 10 dhe ata që përpiqen ta bëjnë manualisht do të njoftohen se iCloud nuk është funksional në këtë version. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment