Apple ka vendosur të luftojë fenomenin e telefonatave spam nga ana e mashtruesve dhe call-center-ave shumë insistues, falë një metode që është në gjëndje të dallojë disa numra të veçantë. iOS ofron mundësinë për të bllokuar një numër të caktuar, por kush organizon këto telefonata spam përdor sisteme spoofing për të simuluar numra të ndryshëm.
Një patentë e re e publikuar nga Apple kërkon të ndalojë këtë fenomen. Sistemi do të bëjë të mundur që iPhone të bëjë një kontroll të telefonatës në hyrje, për t'u siguruar që bëhet fjalë për një numër autentik. Në rast të kundërt, e njofton përdoruesin rreth rrezikut se mund të bëhet fjalë për një telefonatë spoofing të pa dëshiruar. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment