Apple po zhvillon mënyra të reja reagimi me Animoji duke shfrytëzuar disa efekte zanore enkas për çdo avatar. Këto efekte aktivizohen kur përdoruesit shqiptojnë fjalë të caktuara ose bëjnë mimika të veçanta të fytyrës gjatë një regjistrimi. Një patentë e re shfaq risitë që mund të vijnë në përditësimin e ardhshëm të Animoji.
Gjatë regjistrimit të një mesazhi Animoji, iOS memorizon lëvizjet e fytyrës dhe audion e përdoruesit. Patenta e re parashikon që programi të aktivizojë disa efekte audio dhe znore në bazë të mimikës së fytyrës duke mos u ndaluar vetëm tek ajo që përceptohet nga mikrofoni gjatë regjistrimit.
Për shembull, nëse përdorim avatarin e qenit, përdoruesi mund të shqiptojë fjalën "leh" dhe Animoji mund të simulojë lehjen e një qeni, duke modifikuar të folurit e përdoruesit për ta bashkangjitur me efektin zanor "Ham Ham". A do të jetë kjo njëra nga risitë e iOS 13? /iPhoneAlbania
Gjatë regjistrimit të një mesazhi Animoji, iOS memorizon lëvizjet e fytyrës dhe audion e përdoruesit. Patenta e re parashikon që programi të aktivizojë disa efekte audio dhe znore në bazë të mimikës së fytyrës duke mos u ndaluar vetëm tek ajo që përceptohet nga mikrofoni gjatë regjistrimit.
0 komente:
Post a Comment