Ndonjëherë përditësimet iOS mund të krijojnë probleme! Rahel Mohamad, i cili jetën afër Washington, ka rrëfyer se e ka vendosur telefonin e tij iPhone X në karikim dhe ka nisur instalimin e iOS 12.1. Papritmas ka vënë re të dilte tym nga pajisja dhe e ka shkëputur menjëherë nga karikimi por kur instalimi i iOS 12.1 ka përfunduar, iPhone ka marrë flakë.

Nga rrëfimi kuptohet mjaft mirë që nuk ka qenë përditësimi software që ka shkaktuar këtë problem. Në raste të tilla problemi është gjithmonë i lidhur me karikuesin ose kavon USB. Gjëja kurioze është se Rahel ka deklaruar se përdor vetëm aksesorë origjinal.


Apple e ka kontaktuar menjëherë personin dhe e ka ftuar që t'i dërgojë telefonin në selinë kryersore të kompanisë për të bërë të gjitha kontrollet. Në përfundim të hetimeve do të kemi edhe më shumë informacione rreth këtij fakti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment