Ditën e sotme, rrjeti social Instagram, lançoi një veçori të re në aplikacionin mobile të quajtur “Close Friends” falë të cilit përdoruesit mund të shpërndajnë historitë e tyre me një grup miqsh. Funksioni i ri do të shfaqet në profilin e përdoruesit në menunë anësore dhe do të jetë i disponueshëm për mbi 1 miliard djekësit e Instagram.

Përdoruesit do të kenë mundësi të krijojnë një grup miqsh dhe të ndajnë historitë ekskluzivisht me ta. Nëse jeni pjesë e listës së ngushtë të ndonjë miku, do të vëreni një rreth jeshil përreth fotos së tyre në shiritin e historive si dhe një shenjë jeshile kur jeni duke parë historitë e tyre.

Muajt e fundit Facebook është fokusuar së tepërmi në Instagram i cili është edhe gjeneratori me rritjen më të shpejtë të të ardhurave të kompanisë. Rivali kryesor, Snapchat, gjithashtu ka ridizajnuar aplikacionin për të thithur më shumë përdorues e reklamues. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment