Sa herë që një hardware i ri debuton, iFixit ka për detyrë ta çmontojë të tërën për të parë çfarë fshihet në brendësi. I radhës ishte MacBook Air i prezantuar pak ditë më parë nga Apple. Ekipi në fjalë zbuloi një tastierë e cila është e kapur në laptop me silikon i cili redukton zhurmën.

Ndërsa bateria mund të zëvendësohet pa qenë nevoja të ndryshohet kasa e laptopit. Portat, freskuesja, altoparlantët janë modularë dhe mund të zëvendësohen lehtësisht. Në fund kompania i jep laptopit notën 3 për nga vështirësia e riparimit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment