Facebook integruar funksionin e ri "Unsend" në aplikacionin Messenger për iOS. Funksioni nuk është ende i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Ja si funksionon. Do të kemi 10 minuta kohë për të fshirë ose modifikuar mesazhin. Gjithashtu, Facebook ruan një kopje të mesazhit për një periudhë kohe për të garantuar që nuk ka shkelje të normave.


Për të shfrytëzuar këtë funksion, mjafton të mbani të shtypur gjatë një mesazh brenda aplikacionit Messenger. Nga aty, do të shfaqen opsionet për të kopjuar mesazhin, për ta fshirë ose veprime të tjera. Duke zgjedhur opsionin "Remove" do të shfaqet një mesazh që kërkon nëse dëshironi ta fshini mesazhin për të gjithë apo vetëm për ju.


Nëse fshini një mesazh, të gjithë pjesëtarët e chatit do ta shohin që ju e keni fshirë atë mesazh. Ashtu siç ndodh edhe me aplikacionin WhatsApp. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment