Lajmi kishte disa ditë që po qarkullonte, por tani është zyrtarizuar edhe nga Apple. Kompania amerikane ka vendosur të zbresë çmimin e iPhone XR në Japoni. Bëhet fjalë për 100$ më pak dhe zbritja e çmimit nuk bëhet direkt në Apple Store por vjen si një autorizim për operatorët lokal.

Një iPhone XR 64GB me një abonim me operatorin NTT Docomo që sot do të kushtojë 12.000 yen më pak, që janë përafërsisht rreth 100$. Autorizimi për zbritjen e çmimit ka ardhur direkt nga Apple për shkak të kërkesave më ulëta në krahasim me ç'parashikohej.

Në Japoni, përdoruesit vazhdojnë të preferojnë akoma iPhone 8 dhe 8 Plus në krahasim me modelin e ri iPhone XR. Shpresojmë që e njëjta zbritje çmimi të vijë edhe në Evropë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment