Prej shumë kohësh Apple nuk prodhon më produkte jasht serie, siç ishte ajo e Apple Watch. Tashmë janë kompani të treta që ofrojnë këtë shërbim dhe ndër ato duam të fokusojmë Aurum Edition e cila modifikon për ju serinë 4 të Apple Watch.

Për të gjithë ata që duan një produkt më fashion se sa versioni zyrtar i Apple, Aureum Edition e personalizon duke transformuar trupin prej alumini, i cili do të vishet me materialin prej floriri 24 karat. Ky modifikim i shton një trashësi  pre 0.8 mm e cila mund të konsiderohet e pa dukshme.

Gjithashtur modifikohet dhe zinxhiri i orës ku në pjesët metalike do të jetë i veshur po me të njëtin material, ndërsa pjesa jo metalike do të përbëhet nga lëkurë peshkaqeni. Kosto e produktit të modifikuar arrin në 2,200$ dhe ju mund ta blini atë online nga portali zyrëtar i kompanisë. Më poshtë po ju sjellim disa foto të produktit final.





/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment