Proçesori
Mac Mini integron gjeneratën e 8 të proçesorëve Intel i5 Dual-Core por gjatë blerjes mund të zgjidhni edhe versionin me proçesorin me 6 Core, Intel i7. Nëse zgjidhni këtë të fundit, çmimi do të variorë me mbi 200$ më shumë.
Memoria Ram dhe ajo fikse
Tashmë ju mund të zgjidhni disa konfigurime të memories Ram dhe minimumi i mundshëm është 16 GB ndërsa maksimumi është 64GB. Nëse këto shifra i krahasojmë me versionin paraardhës, mund të themi se sasia maksimale e kësaj memorie është rritur ndjeshëm. Memoria tjetër e rëndësishme është dhe ajo fikse dhe gjatë blerjes ju mund të zgjdhni midis sasisë 256GB, 512GB dhe 1TB. Teknologjia e suportuar është SSD.
Portat USB dhe Thunderbolt Type C
Nga një PC shpesh herë kërkohen dhe portat të cilat na lejojnë të lidhim pajisje të ndryshme dhe për këtë arsye inxhinierët e Apple kanë menduar ti vënë në dispozicion përdoruesit 3 porta USB-C ThunderBolt, 1 portë HDMI, 2 porta USB-A dhe një portë Ethernet. Pozicioni i tyre është ai i versionit të kaluar, pra në pjesën e prapme të produktit.
Materiali dhe Ngjyrat
Një ndër risitë që do të gjejmë është edhe materiali i aluminit i cili është 100% i riciklueshëm dhe i gjithë trupi i produktit përbëhet pikërisht nga ai material. Përsa i përket ngjyrave, ju mund të zgjidhni midis Space Gray dhe ngjyrës klasike.
Cmimi
Versioni bazë i Mac Mini do të nisë nga 799$ dhe me konfigurimin maksimal mund të arrijë deri në 1890$. Nëse dëshironi të blini një të tillë, atëherë duhet të prisni datën 7 Nëntor pas kjo është dita gjatë cilës produkti do të jetë i disponueshëm për të gjithë.
/iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment