Apple ka prezantuar për publikun verisonin e ri të Macbook Air i cili vjen me disa risi dhe përmirësime të dukshme, nëse e krahasojmë me versionin paraardhës. Në të njëjtin event ku u prezantuan iPad Pro dhe Mac Mini, inxhinierët e Apple sollën dhe detaje për këtë produkt, të cilat duam ti përcjellim tek ju.

Ekrani
Më në fund Apple arrin të sjellë ekranin Retina Display në Macbook Air. Kjo teknologji siguron kualitet shumë të lartë dhe ka lejuar inxhinierët e Apple të rrisin dimensionet e ekranit duke kaluar në 13.3 inch. Për të arritur këtë objektiv nuk ka ndihmuar vetëm teknologjia Retina Display por edhe zvogëlimi i bordeve anësore duke bërë të mundur që ekrani të marrë më shumë sipërfaqe në pjesën ballore.


Proçesori, disku fiks dhe memoria Ram
Përsa i përket komponentëve në fjalë, Apple sjell proçesorin Intel i5 gjenerata e 8-të i cili siguron kursimin e baterisë por dhe shpejtësi të lartë. Memoria Ram mund të arrij deri në 64GB por minimumi është 8GB, ndërsa disku fiks mund të konfigurohet duke nisur nga 128GB deri në 1.5Tb me teknologjinë SSD.

Ngjyrat
Kush do që ka një Macbook Air e adhuron këtë produkt edhe për ngjyrat me të cilat ai ndërtohet. Për këtë arsye Apple ka vendosur ta sjellë në 3 versione, ngjyrë gri, gri e errët dhe floriri.

Çmimi
Çmimi  fillestar nis nga 1199$ por nëse dëshironi komponentë hardware të fuqishëm mund të arrini deri në 1899$ dhe ju mund ta blini atë duke nisur nga data 7 Nëntor.

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment