Në faqen zyrëtare ku Apple shet produktet e riparuar, është shfaqur për herë të parë HomePod i cili deri tani nuk ishte. Produktet e riparuara, janë ato produkte që kthehen pas nga blerësit për probleme , Apple i zëvëndëson me një të ri dhe riparon produktin e kthyer për ta shitur më pas në faqen e përmëndur më sipër.
HomePod ka një kosto prej 349$ por duke e blerë nga faqja e produkteve të riparuara mund ta merrni me të paktën 50$ më pak dhe porosia juaj do të postohet midis datës 30 Nëntor dhe 14 Dhjetor. Kujtojmë që HomePod është produkti që lejon integrimin me Siri dhe mund të kryej shumë funksione duke u lidhur me një iDevice nëpërmjet teknologjisë AirPlay 2.
Numri i njësive që shiten mund të përfundojë dhe para kohe pasi ai është i limituar dhe gjatë blerjes keni mundësi të paguani dhe programin AppleCare+ i cili ju ofron garanci për të paktën 2 vite. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment