Në portalin zyrtar të Apple, është publikuar së fundmi një program për zëvëndisimin falas të ekranit në disa modele të iPhone X. Problemi që shfaqet në ekran ka të bëjë me një komponent elektronik për të cilin Apple nuk jep shumë detaje. Nëse ai nuk funksionon siç duhet, përdoruesit ka probleme me prekjen mbi ekran i cili nuk i përgjigjet atyre ose e kundërta, ekrani kryen veprime të rastësishme, pra pa e prekur fare atë.

Apple premton se do të zëvëndësojë pa asnjë kosto ekranin nëse keni problemi e përshkruar dhe e vetmja kërkesë që duhet të plotësoni është të gjeni një Apple Store ose Apple Reseller pranë jush. Kjo do të thotë se Apple nuk do të bëjë asnjë kontroll të IMEI. Rekomandohet gjithashtu që përpara se ta dërgoni iPhone-in me probleme në qëndrën e shërbimit më të afërt, të bëni një Backup të të dhënave.

Gjithashtu, nëse më parë keni patur probleme me ekranin dhe keni paguar në shërbimet zyrtare të Apple për ta riparuar, keni mundësi të merrni paratë mbrapsht duke kontaktuar zyrën e kontaktit me klientin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment