Sipas MySmartPrice, Apple mund të sjellë shumë shpejt në treg versionin e ri të kufjeve AirPods dhe konfirmimi vjen si pasojë e përditësimit të database në entin Bluetooth Special Interest Group (BSIG), i cili është database më i madh online me aparatë që shfrytëzojnë bluetooth. Në këtë shërbim është shfaqur së fundmi informacion mbi AirPods dhe modelet A2031 dhe A2032.
Sipas ekspertëve modeli A2031 do të ishte ai aktuali ndërsa A2032, modeli i ri i kufjeve që mund të prezantohet shumë shpejt nga Apple. Në këtë version pritet që inxhinierët e kompanisë të kenë shtuar disa teknologji që nuk i gjejmë tek versioni aktual. Ndër ato mund të përmëndmi integrimin me Hey Siri, karikimin pa fije ose Wireless si dhe përmirësime në kualitet.
Përsa i përket datës së lëshimit, ajo mund të supozohet të jetë muaji Dhjetori i këtij viti, nëse i referohemi prezantimit të versionit të parë i cili u hodh në database-in e BSIG në Nëntor për tu shfaqur në Apple Store gjatë muajit Dhjetor. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment