Para pak ditësh Apple ka nisur të mbledhë të dhëna të cilat do të përdoren në Apple Maps dhe do të kenë në fokus rrugët e këmbsorëve. Aktualisht programi ka nisur në San Francisco dhe shumë shpejt do të përhapet dhe jashtë Amerikës.
Programi synon të mbledhë sa më shumë të dhëna për rrugët dhe vëndet që përshkruhen përditë nga miliona këmbsorë dhe më pas ato pritet të përdoren në Apple Maps të iOS, të përmirësojnë ndjeshëm udhëtim në qytetet e mëdha. Për të realizuar këtë, Apple ka vendosur të hedhë në terren agjentë me pajisje të veçantë e cila filmon dhe mbledh të dhëna për rrugën ku ai kalon, të cilat dërgohen në serverat qëndror të teknologjisë në fjalë.
Aktualisht shërbimi i navigimit si këmbësor me pamje reale është i disponueshëm në iOS 12 dhe vetëm për shtetin e Kalifornisë. Shumë shpejt të dhënat do të shtohen edhe për shumë qytete evropiane. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment