Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm interesant në lidhje me patentën më të fundi të kërkuar nga Apple. Aty fokusohet kërkimi mbi një sensor i cili do të jetë në gjëndje të masë në kohë reale nivelet jetësore të personit, gjatë natës.

Teknologjia që përshkruhet në patentë lidhet me sensorët të ashtu quajtuar "piezoelectric" ose sensorët që transformojnë presionin e forcës në rrymë elektrike. Në fakt kjo patentë nuk është hapi i parë që bëhet në këtë drejtim pasi më parë Apple bleu kompaninë Beddit e cila operon pikërisht në këtë sektor dhe shet produktin e saj në App Store i cili përbëhet nga një seri sensorësh piezo dhe dërgojnë sinjalet e tyre drejt një monitoruesi i cili i intepreton ato edhe për Apple Watch.


Në patentë shpjegohet qartë se paisja do të përbëhet nga një seri sensorës që mund të mbulojnë të gjithë vëndin e fjetjes ose ai mund të jetë vetëm një shirit i cili do të vendoset në mënyrë të tillë që të përshkrojë trupin horizontalisht.  Më pas çdo sinjal i marrë nga sensori do ti dërgohet pajisjes monitoruese e cila mund të jetë dhe vetë Apple Watch. Të dhënat që do të monitorohen janë matja e rrahjeve të zemrës, presioni lëvizjes së gjakut, frymëmarrja si dhe shumë parametra të tjerë jetësorë.



Të gjitha këto të dhëna do të përpunohet për t'ju shfaqur më pas përdoruesit dhe në këtë mënyrë ai mund të monitorojë çdo natë gjithçka që lidhet me shëndetin dhe ti paraprijë kështu sëmundjeve që mund të jenë rrezik në të ardhmen.

/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment