Dëshironi të blini një kompjuter? Apple ju këshillon modelet e reja iPad Pro 11" dhe 12.9". Kompania amerikane ka publikuar një video të re me pesë arsye të vlefshme për të mbështetur këtë zgjedhje.
Pse modeli i ri iPad Pro duhet të jetë kompjuteri juaj i ri (sipas Apple):
1. Është më i fuqishëm se pjesa më e madhe e kompjuterave.
2. Më i zhdërvjellët. Është një skaner, një fotokamera, një vegël profesionale, një notepad, një kinema, një studio muzikore, një libër dhe... një kompjuter!
3. Funksionon kudo, falë rrjetit LTE.
4. Është i thjeshtë për t'u përdorur falë gjesteve.
5. Akoma më i mirë me Apple Pencil.
Apple ka studiuar për këtë rast një slogan të ri: "si një kompjuter, ndryshe nga çdo kompjuter". Një slogan që do të thotë gjithçka, që thekson fuqinë e tabletit të gjeneratës së re.
Modelet e reja iPad Pro kanë një ekran Edge-to-Edge, mbështesin Face ID dhe nuk kanë një buton fizik Home. Proçesori A12X ofron një performancë të barabartë me MacBook, dhe USB-C ofron një lidhje me monitor 4K dhe aksesorë të tjerë. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment