Sipas zërave të fundit që vijnë nga rrjetet sociale të cilat trajtojnë produktet Apple, inxhinierët e kompanisë po punojnë për të sjellë teknologjinë e rrjetit celular 5G tek iDevice që pritet të prezantohen gjatë vitit 2020. Aktualisht modemi i rrjetit celular prodhohet nga kompania Intel dhe ekspertët janë të bindur se kjo e fundit nuk ka arritur të zgjidh disa probleme me chip-et aktuale dhe për këtë arsye Apple po mendon të ndryshojë furnizues.



Por nga ana tjetër Intel premton se po punon për modelin 8060 i cili do të sigurojë pikërisht teknolgjinë 5G të rrjetit celular për iDevice-et e ardhshme. Një ndër probleme që duhet të zgjidhet është nxehtësia që chip-i gjeneron si dhe konsumi i lartë i baterisë, për të cilat Apple është në mëdyshje nëse duhet të vazhdojë të punojë me Intel.

Zgjidhja alternative do të ishte një kontratë me kompaninë Qualcomm e cila i ka kaluar këto probleme dhe do të ishte e gatshme të furnizonte Apple me chip-in në fjalë. Po ashtu duket se chip-et që suportojnë rrjetin 5G mund të furnizohen edhe nga kompani MediaTek e cila është një lider në këtë sektor.

Për sa i përket shqipërisë rrjeti 5G nuk ofrohet akoma nga asnjë nga kompanitë që ofrojnë shërbimin celular por pritet që autoriteti AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) të tenderojë frekuencat të cilat i lejon kompanitë si Vodafone apo Telekom, të ofrojnë shërbimin e rrjetit 5G në vitet e ardhshme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment