Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- 4th Grade Reading, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
4th Grade Reading është një program i cili përmban pyetje dhe shpjegime që lidhen me edukimin e adoleshentëve. Ata mund të mësojnë shumë gjëra duke u përgjigjur pyetjeve që programi do ti bëjë dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Learning Spanish: Phrase Master, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Learning Spanish është një program edukativ i cili sjell në iOS një mënyrë interaktive, e cila shoqërohet edhe me zgjidhjen e kuiceve, për të mësuar gjuhën spanjolle. Programi i dedikohet fëmijëve e të rriturve dhe sot mund të shkarkohet falas.


- Game On: No-Risks Sports Bets, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Game On është një lojë e cila stimulon të gjitha funksionet e basteve sportive online. Ju mund të vendosni baste për ekipin tuaj por nuk do të ketë asnjë transferim parash dhe gjithashtu loja ndihmon ata që kanë vartësi nga lojërat e fatit. Sot mund ta shkarkoni falas atë!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment