Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Drew Meets Boo, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Drew Meets Boo është një libër virtual në të cilën fëmijët mund të mësojnë historinë e një djali i cili gjen një shok të ri. Çdo pjesë e historisë shoqërohet me ilustrime dhe animime plot ngjyra dhe sot mund ta shkarkoni falas.


gTasks Pro, nga 5.79€, falas. /iPhone, iPad
gTasks Pro është një nga programet më të mira në App Store për të menaxhuar event tuaj ditore. Fuqia e këtij programi është mundësia për të ruajtur eventet e krijuara në Google Calendar, një nga shërbimet më të mira të kompanisë Google, në teknologjinë Cloud.


- Shoppylist, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Shoppylist është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të krijoni dhe të menaxhoni lista e shpenzimet që duhet të kryeni. Në mënyrë mjaft të thjeshtë mund të krijoni lista shpenzimesh dhe të përcaktoni statusin e çdo blerje. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment