Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

-  Noizio, focus relax sleep, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Noizio është një program  i cili do t'ju japë mundësi të vendosni në sfond melodi të cilat do të izolojnë totalisht zhurmat që vijnë nga ambjenti i jashtëm duke ju ndihmuar të përqëndroheni tek aktivitet që po bëni. Gjithashtu mund të zgjidhni dhe melodi të cilat do t'ju transportojnë shumë larg nga realiteti.


Hungry Squid, nga 2.99€, falas. /iPhone
Në këtë lojë ju duhet të ndihmoni personazhin e lojës të arrij tek pikat e vëndmbërritjes duke vizatuar me prekje mbi ekran rrugën e tij. Loja ofron mbi 90 misione të ndryshme dhe çdo mision mund të ketë një ose më shumë zgjidhje. Ja vlen ta provoni në iPhone-in tuaj në qoftë se doni të kaloni kohën tuaj të lirë.


Tainted Keep, nga 2.99€, falas /iPhone
Fshati Greenhaven është tashmë i shkretë dhe pa jetë, rreth të cilit sillen shpirtrat e banorëve të transformuar në gjallesa të shpifura nga magjistari Morg. E vetmja që mund t'i kundërvihet atij është një vajzë që quhet Xobia, që ka hyrë në një kështjellë në kërkim të burimit të magjisë së Morg-ut për t'i dhënë fund asaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment