Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Maze Lord, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Maze Lord është një lojë në të cilën duhet të ndihmoni personazhin e lojë të gjej dhe të luftojë dragoin që ndodhet i mbrotuj nga labirinthet të cilat janë të mbushura me rreziqe. Ja vlen ta provoni në kohën e lirë.


- Yum-Yum Letters, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Yum-Yum Letters është një program edukativ për fëmijë ku nëpërmjet një asistenti dixhital ato do të mësojnë të gjitha shkronjat e alfabetit anglez, në mënyrë interaktive. Ai ofron gjithashtu dhe shumë kuice të përgatitura të cilat fëmijët duhet ti zgjidhin dhe kjo i ndihmon akoma më shumë të mësojnë. Sot mund ta shkarkoni falas.


Star Wars Pinball 7, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Star Wars Pinball 4 është një në të cilën mund të luani lojën klasike Pin Ball të ambjentuar në një ambjent të bazuar tek një nga filmat më të bukur fanta-shkencorë, Star Wars. Në qoftë se jeni të apasionuar pas kësaj loje ja vlen ta shkarkoni këtë version.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment