Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Republique, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Republique është një lojë me temë aventurë dhe aksion ku do të luani në rolin e një hacker-i i cili hedh poshtë sistemin kontrollues të një republike dhe nga ai moment nisin problemet. Ju duhet ta ndihmoni personazhin e lojës të shpëtojë dhe të përfundojë atë që ai nisi. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Dr. Seuss Camera, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dr. Seuss Camera është një program i cili ju lejon të krijoni kartolina me sfonde të zgjedhura për periudhën e festave të fund vitit. Do të mjaftojë të drejtoni fytyrën tek fotokamera dhe të zgjidhni kartolinin e dëshiruar. Më pas foton mund ta nisni në rrjetet sociale dhe ta ndani atë me miqtë tuaj.


Backgammon HD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backgammon Premium sjell në iOS lojën e famshme tavëll në të cilën mund të sfidoni të gjithë miqtë tuaj online. Gjitashtu mund të luani edhe në versionin e karrierës ku duhet të mundni më të mirët për të qënë i pari. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment