Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fluid SE, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fluid SE është një lojë me temë kuic në të cilën duhet të drejtoni një fluks drite e cila ecën me shpejtësi të lartë në kanalet plot rreziqe. Në dispozicion do të keni 40 misione me të cilat mund të kaloni kohën e lirë. Sot mund ta merrni falas.


- Maze-A-Maze, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Maze-A-Maze  është një tjetër lojë me temë kuic dhe ju do të nxirrni sferën nga 30 nivele labirinthesh të ndryshme. Nëse po kërkoni një lojë që kërkon përqëndrim, atëherë ne ju këshillojmë ta shkarkoni atë.


Cribbage Premium: Online Card Games, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cribbage është një lojë ku ju mund të luani me miqtë tuaj online me letra fati. Përpara se të filloni ne ju këshillojmë të lexoni hapat e para të lojës që të kuptoni rregullat e saj. Ja vlen ta provoni atë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment