Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cycle: Time Lag Accumulator, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Cycle është një program inovativ i cili në rrethin qëndror përmban elementë që përfaqësojnë nota dhe duke u rrotulluar ai do ti ekzekutojë ato derisa të zhduken nga rrethi. Në këtë mënyrë mund të krijoni baza melodike sipas fantazisë.


- 3rd Grade Vocabolary Challenge, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
3rd Grade Vocabolary është një program nëpërmjet të cilit mund të perfeksiononi gjuhën angleze duke zgjidhur shprehjet nga fjalët e ngatërruara. Sot mund ta shkarkoni falas atë.


Stopwatch+, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Stopwatch+ është një program që sjell funksionin e kronometrit në iOS. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe sigurisht ja vlen ta keni në iDevice-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment