Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:
- Top Contact: Contact Manager, nga 9.79€, falas. /iPhone, iPad
Top Contact është një program alternativ i cili ju lejon të menaxhoni kontaktet e disa programeve në të njëjtin vënd. Gjithashtu ai ofron disa funksione që tek programi i Kontakteve në iOS mungojnë dhe në fund mund ti ruani ato edhe në iCloud ose Google Drive. Sot atë mund ta shkarkoni falas!
- Wacko Words, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Wack Words është një lojë me temë kuic ku ju duhet të bashkoni shkronjat për të krijuar fjalët e kërkuara. Gjithashtu nëse jeni të shpejtë dhe mbaroni nivelin para kohe mund të luani një lojë me personazhin Wacko midis çdo niveli. Sot mund ta merrni falas.
- Calendarium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Calendarium është një program edukativ i cili do t'ju shfaqë çdo ditë ngjarjet kryesore që kanë ndodhur në të kaluarën. Gjithashtu informacione do të shfaqen edhe në menu-në Home nëpërmjet një Widget-i.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.
Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment