Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- MathEdge Multiplication, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
MathEdge është një program edukativ nëpërmjet të cilit fëmijët mund të mësojnë operacionin aritmetik të shumëzimit. Çdo veprim shpjegohet në mënyrë interaktive përfshirë audion dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Spite & Malice, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splice & Malice është një lojë me letra fati, ku qëllimi kryesor është të nxisni kundërshtarin të luaj letrat tuaja. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas dhe ta luani me miqtë tuaj online.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment