Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Reckless Getaway, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Reckless Getaway ju dërgon në botën e grabitjeve në banka, dhe në fakt objektivi i lojës është të arratiseni sa më shpejt të jetë e mundur me makinën tuaj pas një grabitjeje, duke evituar disa pengesa dhe mbi të gjitha të mos bini në duart e policisë. Gjatë rrugës do ti shkaktojmë disa dëme si makinës tonë ashtu edhe makinave të tjera, dhe skena e lojës do të ndryshojë në bazë të kaosit që ne do të shkatojmë. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


- WunTwun, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
WunTwun është një program argëtues i cili ju jep mundësinë të rregjistroni zërin tuaj duke kënduar  një pjesë muzikore që preferoni në sfond. Më pas mund ta ndani rregjistrimin me miqtë tuaj nëpërmjet hashtag.


- Money Math Duel, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Money Math Duel është një lojë me temë kuic dhe mund të luhet me 2 lojtarë në një iDevice duke ndarë ekranin. Qëllimi është të bëni llogaritë sa më shpejtë mundeni dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment