Në këtë artikull do t'ju sjellim një mënyrë për të shtuar karakterin Tab të tastierës në mesazhet apo email-et që doni të dërgoni. Besoj të gjithëve ju ka lindur pyetja se si mund të spostojmë kursorin e tekstit ashtu siç bëjmë kur shtypim butonin Tab në një tastierë normale, duke qënë se tastiera e iOS nuk e ofron këtë funksion në mënyrë direkte.
Supozojmë se po shkruani një email dhe mënyra për të shtuar karakterin Tab, në fakt është shumë e thjeshtë dhe mund ta bëni nëpërmjet këtyre 3 hapave:
- Vendosini kursorin e tekstit në pozicionin që doni të shtoni karakterin
- Shtypni butonin Microphone që shfaqet në tastierën e iOS. Nëse nuk keni aktivizuar funksionin Keyboard Dictionary, iOS do t'ju kërkojë leje që ta aktivizoni. Në këtë rast pranoni aktivizimin.
- Shqiptoni fjalën "Tab Key"
0 komente:
Post a Comment