Në këtë artikull do t'ju sjellim një video në të cilën tregohet çmontimi i parë i iPhone XR, i cili sapo është publikuar në 50 vënde të ndryshme të botës. Ndryshe nga se mendohej në fillim, duket se struktura e këtij produkti është e njëjtë me atë të iPhone XS dhe XS Max.
Për ta konfirmuar këtë fakt, është portali kaputt.de i cili ka publikuar një video ku tregohet se si mund të zmontohet produkti në fjalë. Gjatë këtij proçesi bie në sy bateria me kapacitet prej 2942 mAH e cila është më e madhe se ajo që gjëndet në iPhone XS (2659 mAH) por më e vogël se bateria që gjëndet tek iPhone XS Max (3174 mAH).
Elementë të tjerë që bien në sy gjatë proçesit të zmontimit është dhe ekrani i cili mund të zmontohet me mënyrën klasike, pra nëpërmjet një ventoze. Gjithashtu lidhja me bordin bëhet nëpërmjet një fibre optike por që mund të shkëputet dhe rivendoset shumë kollaj. Në fund mund të themi se çmontimi i iPhone XR nuk duhet të jetë aq i komplikuar dhe i vështirë sa pritej.
/iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment