Këtë vit modelet e reja quhen iPhone XS dhe iPhone XR. Apple insiston se “X” qëndron për numrin romak 10. Dhe “S” qëndron për “shpejtësi”, të paktën sipas Apple. Por çfarë përfaqëson “R”? Sipas shefit të marketingut të Apple, ka të bëjë me makinat sportive.

“Unë i dua veturat dhe gjërat që ecin shpejt, dhe R e S janë dy shkronja që përdoren për të treguar makinat sportive që janë me të vërtetë speciale”, deklaroi për Engadget, zëvendëspresidenti i Apple për marketing në mbarë botën, Phil Schiller.

Pra, “R” mund të qëndrojë për “rally”, “rrugë (road)” ose diçka të ngjashme – ka shumë makina që përdorin “R” në promovimin e tyre. iPhone XR, që kushton $750, është pak më pak i shtrenjtë dhe ka performancë më të ulët se iPhone XS ose XS Max, që kushtojnë rreth 1,000 dollarë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment